Horror në Paris, 8 të vdekur nga flakët e zjarrit, dy nga viktimat janë fëmijë

Publikuar tek: bota, më 12:22 02-09-2015

Horror në Paris. Dy fëmijë janë mes tetë personave të vdekur pas një shpërthimi zjarri në një bllok pallatesh në qytetin francez gjatë ditës së sotme. Dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga godina me shpresën për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit dhe tymit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Katër të tjerë ishin ndjegur keq gjatë kohës që shpërtheu zjarri, ndërkohë që 100 zjarrëfikës kanë luftuar me flakët deri në orët e para të mëngjesit.

Zjarri ka nisur në 04.30 të mëngjesit të sotëm. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve që ishte në vendin e ngjarjes tha se ishin dy zjarre të mëdha në të njëjtën rrugë, duke kërkuar edhe hetime për këtë cështje.

Njerëzit kanë postuar në rrjetet sociale fotot nga zjarret e rëna në rrugët e Parisit, ndërkohë që ato arritën të viheshin nën kontroll vetëm në orën 7.30 të mëngjesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023544073104858
array(1) { ["section"]=> string(82) "horror-ne-paris-8-te-vdekur-nga-flaket-e-zjarrit-dy-nga-viktimat-jane-femije-19769" }