Horror në spitalin e Bagdadit, zjarri i merr jetën 12 foshnjave

Publikuar tek: bota, më 17:42 10-08-2016 Horror në spitalin e Bagdadit, zjarri i merr jetën 12 foshnjave

Të paktën 12 foshnja të parakohshme kanë vdekur pas një zjarri në një spital në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Sipas zyrtarëve, u deshën rreth tre orë për të shuar flakët që shpërthyen gjatë natës brenda maternitetit në spitalin e Yarmouk, në perëndim të qytetit.

Tetë fëmijë të tjerë dhe 29 gra u desh të transferoheshin në spitalet më të afërta. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.

Zjarret elektrike janë të zakonshme në Irak për shkak të degradimit të rrjetit elektrik dhe instalimeve të dobëta. Mungesa e daljeve të emergjencës e shton akoma më tej rrezikun.

Një burim i ministrisë së shëndetësisë tha për BBC se 19 prej fëmijëve dhe grave që mbijetuan kanë nevojë për trajtim për djegiet dhe thithjen e tymit.

Të afërmit e atyre që u lënduan ose humbën jetën nga zjarri u mblodhën jashtë spitalit si shenjë proteste në mëngjes.

Sc66767shot_1.jpg

Sipas tyre qeveria nuk do t’ja dijë se ç’ndodh me ta.

"Ne paguajmë mijëra dinarë irakianë, që të dashurit tanë të marrin ushqimet bazike dhe qumështin, gjë që ata nuk mund të na e ofrojnë", tha një nga të afërmit e viktimave . Ajo shton: "Kjo është një qeveri e korruptuar që nuk kujdeset për qytetarët e saj dhe lejon që këto gjëra të ndodhin."

Screerf4343rgot_1.jpg

“Fotografitë e marra brenda Spitalit Yarmouk tregojnë buburrecat që dalin midis pllakave të thyera, kazanë të tejmbushur me mbeturina, tualete të pisët dhe pacientë të shtrirë në barela në oborr”, raporton agjencia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshime për sulm terrorist në Francë, arrestohet 16-vjeçarja
Nasa zbulon diçka të frikshme në hënën e Saturnit (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012310981750488
array(1) { ["section"]=> string(68) "horror-ne-spitalin-e-bagdadit-zjarri-i-merr-jeten-12-foshnjave-49357" }