HORROR në Vlorë, burrri VRET gruan me levë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:26 25-06-2019 HORROR në Vlorë, burrri VRET gruan me levë Nga vendngjarja

Një krim brenda familjes është regjistruar në Vlorë. Mësohet se burri ka vrarë gruan në fshatin Babicë.

Lavdosh Sulo ka vrarë gruan e tij, Laureta Sulo dhe më pas ka lajmëruar policinë, ndërsa është arrestuar menjëherë

Autori e ka qëlluar disa herë me levë gruan  44 vjeçe në fytyrë dhe kokë duke i marrë jetën.

Bëhet me dije se gruaja e masakruar ka mbërritur e pajetë në spitalin e Vlorës.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje makabre. Ngjarja e rëndë është raportuar nga fqinjët e çiftit.

Njoftimi i Policisë: 

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1496729850769
array(1) { ["section"]=> string(48) "horror-ne-vlore-burrri-vret-gruan-me-leve-169686" }