Horrori në Belgjikë, trupi i masakruar i futur në valixhe i përket një 22-vjeçari shqiptar, identifikohet nga tatuazhi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 18-06-2015 Horrori në Belgjikë, trupi i masakruar i futur në valixhe i përket një 22-vjeçari shqiptar, identifikohet nga tatuazhi

Trupi i masakruar i një të riu, i  cili u gjet i futur në një valixhe më 9 qershor në Belgjikë i përket një 22 vjeçari shqiptar. Në përfundim të hetimeve autoritetet belge kanë zbuluar identitetin e viktimës, i cili është shtetasi Xhuliano B. 22 vjeç. Viktima ishte një student i drejtësisë në vitin e parë në Universitetin Libre në Bruksel.Trupi është identifikuar në bazë të një tatuazhi që shfaqet në trup dhe përkon me të 22-vjeçarit.

Viktima ishte i njohur nga autoritetet belge, pasi ka qenë dënuar me 30 muaj bur pas goditjes së shokut të klasës me shkop bejsbolli, kur ishte 18 vjeç. Në vitin 2014, i riu u arrestua për trafikim të kanabisit, shkruajnë mediat belge.

Gjymtyrët e trupit të masakruar të të riut u gjetën  nga punëtorët mbeturinave teksa po pastronin mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje makabre.Mediat belge shkruajnë se trupi i masakruar u gjet nga punëtorët e Komunës Jette, në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Punëtorët e gjetën gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve.

Xhuliano1

xhuliano2

xhuliano3

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritoli në lokalin e kryekomunarit, Pasha: Sulm politik, do t'ju tregoj vendin të papërgjegjshmëve (Video)
MPB: Qytetarët mund të tërheqin dokumentet identifikuese për të votuar dhe në fundjavë »
Article Logic
Execution time: 0.007267951965332
array(1) { ["section"]=> string(122) "horrori-ne-belgjike-trupi-i-masakruar-i-futur-ne-valixhe-i-perket-nje-22-vjecari-shqiptar-identifikohet-nga-tatuazhi-13916" }