Hotel Drini në qendër të Tiranës, Vehbi Alimuçaj i VEFA-s kërkon pronën në gjykatë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 10-09-2015 Hotel Drini në qendër të Tiranës, Vehbi Alimuçaj i VEFA-s kërkon pronën në gjykatë Pamje e Hotel Drinit ne Tirane

Vehbi Alimuçaj, ish-pronari i kompanisë huamarrëse VEFA rikthehet si personazh në media dhe tashmë me pretendimet e tij për të rimarrë të gjitha aksionet që shteti ia ka marrë dhe ia ka vënë nën sekuestro, e më pas i ka shitur, për Hotel Drinin në Tiranë. 

Në 31 gusht të këtij viti, në Gjykatën e Tiranës, Naim Elezi, një nga aksionerët e Hotel Drinit, me gati 9 përqind të aksioneve në fillimet e saj, ka kundërshtuar gjithë veprimet shtetërore për ndryshimin e aksionerëve dhe kapitalit në QKR, duke paditur avokaturën e shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Ministrinë e Punëve të Brendshme, shoqërinë përmbarimore Bailiff Service, Shoqëritë huamarrëse nën administrim, hipotekën e Tiranës.

Shkak për këtë padi dhe kërkesa e të paditurit është: “Detyrimi I QKR të regjistrojë si capital të shoqërisë Drini vlerën e mëparshme në masën 481 milionë lekë të vjetra dhe kthimin e pasurisë për poseduesit e vet Vehbi Alimucaj me 75.41 përqind të aksioneve dhe Leka Veraj me 5.82 përqind të aksioneve.

Kërkesa shkon edhe për hipotekën e Tiranës që të bëjë ri-regjistrimin e kësaj pasurie për dy personazhet, njëri prej të cilëve më I famshëm për rolin në shoqëritë huamarrëse.

Historiku Hotel “Drini”

I vendosur në qendër të Tiranës, hotel Drini, që prej disa vitesh po kalon në një kalvar të madh procesesh në gjykatë për administrimin e vet, meqënëse, ende nuk është zgjidhur çështja e pronësisë. Në vitin 1995 Hotel Drini u transformua në shoqeri aksionere me “veprimtari në fushën e shërbimit dhe hotelerisë”. Aksioner i vetëm fillimisht ka qenë shteti shqiptar. Fillimisht vetëm me vlerën e godinës, por më pas, nëpërmjet akteve nënligjore edhe me vlerën e Truallit, siç mëson neësbomb.al nga dokumentacioni në dosje. Por në dhjetor 1995, shoqeria në pronësi të Ministrisë së Financave u shpall për shitje. Procedura e shitjes përfundoi në kohë rekord, për një muaj e gjysëm dhe aksionet i kaluan 398 aksionerëve privatë. Pas disa transaksioneve lidhur me transferimin e aksioneve, në fund zotërohej nga 92 aksionerë, ku Vehbi Alimuçaj zotëronte 75.32 përqind të aksioneve, Leka Veraj 5.81 përqind të aksioneve dhe pjesa tjetër 18.87 përqind te 90 aksionerët, ku më kryesorët Naim Elezi me 9.16 përqind të aksioneve, Petraq Gjoka 1.27 përqind dhe Agim Kosova 0.42 përqind.

alimucaj

Në gusht 1997 shoqëria Vefa u vendos në statusin “Shoqëri në administrim” me qëllim përmbushjen e detyrimeve të kompanisë për kthimin e parave për kreditorët. Administratorët e shtetit vendosën të sheshin aksionet e Hotel Drinit në shumën 79.500.000 lekë. Por aksionerët e tjerë që kishin 18.7 përqind, e kundërshtuan shitjen. Kërkesa e tyre nuk u pranua nga administratorët e shoqerisë.

Në gusht të vitit 2000, administratorët e shitën Hotel Drinin te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Pushtetit Vendor (sot ministria e Brendshme) në shumën e sipërpërmendur. Në vitin 2001 pasuria u regjistrua në Hipotekë në emër të këtyre institucioneve. Dhe që në këtë vit, ka filluar kalvari i gjyqeve të stërgjatura, deri në gjykatën e Lartë, pa i dhënë asnjë zgjidhje pronësisë së godinës së Hotel Drinit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet kryeplaku në Tropojë, nuk kallëzoi krimin
Presidentja Jahjaga mbërrin në Tiranë, pas takimeve pritet fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.013986110687256
array(1) { ["section"]=> string(87) "hotel-drini-ne-qender-te-tiranes-vehbi-alimucaj-i-vefa-s-kerkon-pronen-ne-gjykate-20414" }