Hoteli superluksoz mes Parisit mbetet pa pronar, arsyeja SKANDALI i fundjavës me MULTIMILIARDERIN

Publikuar tek: bota, më 12:36 16-11-2017 Hoteli superluksoz mes Parisit mbetet pa pronar, arsyeja SKANDALI i fundjavës me MULTIMILIARDERIN

Si pjesë e serisë së arrestimeve në luftën kundër korrupsionit, Princi saudit Alwaleed Bin Talal u arrestua këtë fundjavë në Arabinë Saudite, raporton newsbomb.al.

Këtë fundjave, monarkia Wahhabi lancoi një fushatë që është përdorur shumë në median perëndimore. Një numër i madh personalitetesh saudite u arrestuan. Dhe duket se tensionet janë rritur edhe me Katarin ashtu edhe dyshimet për një strategji aleance me Lindjen e Mesme.

Alëaleed Bin Talal, një ndër njerëzit më të pasur në botë, dhe padyshim një ndër qytetarët më të famshëm saudit në Francë dhe mbarë botën, është një nga viktimat e këtyre arrestimeve që kanë të bëjnë me punën e princit të fronin Salmane.

Një multimiliarder, princi është gjithashtu një pronar hoteli, një ndër më të njohurit në Paris George V , nëpërmjet investimeve të Mbretërisë. Një nga pronat më me vlerë, princi ka gjithashtu edhe aksione në kapitalin e Movenpick (33 përqind), dhe Accor (rreth 5 përqind), ku përfaqësuesi i tij ishte i vendosur afër përfaqësuesve nga Katari në takimin e bordit të francezëve pak muaj më parë, shkruan newsbomb.al.

Princi është gjithashtu një nga njerëzit që ka qenë edhe në të gjitha punët studimore për hotelet e luksit në Francë. George V Hotel ende nuk ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes nga karikuesi i celularit, ja si e ka pësuar kjo adoleshente 14-vjeçare
NASA jep lajmin e fundit: Ja kur do t’i gjejmë ku ndodhen UFOT »
Article Logic
Execution time: 0.010924100875854
array(1) { ["section"]=> string(102) "hoteli-superluksoz-mes-parisit-mbetet-pa-pronar-arsyeja-skandali-i-fundjaves-me-multimiliarderin-99778" }