Hoti-Cani vlerësojnë punën mes dy qeverive, sfidë mbetet unifikimi i tregjeve shqiptare

Publikuar tek: ekonomi, më 17:00 03-07-2015 Hoti-Cani vlerësojnë punën mes dy qeverive, sfidë mbetet unifikimi i tregjeve shqiptare

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është takuar në Prizren me homologun e tij kosovar Avdullah Hoti me të cilin ka diskutuar për marrëveshjet e arritura ndërmjet qeverive në mars të këtij viti dhe progresit që është bërë në afrimin ekonomik mes vendeve.

Gjatë takimit, grupet punuese të të dyja vendeve kanë prezantuar të arriturat në fushën e Doganave dhe të Aministratave Tatimore. Ndërsa objektiv kryesore për të dy Ministritë mbetet unifikimi tregjeve shqiptare dhe lehtësimet në kufirin e dy shteteve.

Sipas ministrit Cani, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës presin që nga taksat e tyre të përfitojnë edhe nga puna e përbashkët e dy Ministrive. Sipas tij, detyra kryesore është që kushdo që paguan taksat, të marrë përfitimet e prekshme nga puna e përbashkët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071961879730225
array(1) { ["section"]=> string(92) "hoti-cani-vleresojne-punen-mes-dy-qeverive-sfide-mbetet-unifikimi-i-tregjeve-shqiptare-15274" }