Hoti dhe Vuçiç në videokonferencë, Borrel: Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e Rajonit dhe Europës

Publikuar tek: rajon, më 10:52 12-07-2020 Hoti dhe Vuçiç në videokonferencë, Borrel: Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e Rajonit dhe Europës Josep Borrel

Ka rifilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Që prej orës 10:00 Hoti dhe Vuçiç po zhvillojnë një konferencë, e organizuar nga Bashkimi Europian.

 

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, në fjalimin e tij hyrës, tha se qëllimi i Bashkimit Evropian është të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vetë Bashkimin Evropian.

“Qëllimi ynë është i qartë, të fillojmë me punë serioze për normalizimin e marrëdhënieve me të dyja palët. BE-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë lehtësues i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, po ashtu është edhe për vet Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

“Ne e dijmë se nuk është proces i lehtë, nuk ka qenë asnjëherë, por duhet të punojmë për të ardhmen e përbashkët. Kjo kërkon vullnet politik nga të dyja palët dhe angazhim, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë”, tha Borrel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010071992874146
array(1) { ["section"]=> string(128) "hoti-dhe-vucic-ne-videokonference-borrel-marreveshja-eshte-thelbesore-per-sigurine-dhe-stabilitetin-e-rajonit-dhe-europes-213607" }