Hoti mesazh ngushëllimi për familjen Rama: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 01-08-2020 Hoti mesazh ngushëllimi për familjen Rama: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Rama.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Hoti shkruan se me dhimbje ka marrë vesh lajmin për vdekjen e Aneta Ramës, ndërsa përcjell ngushëllime në emër të tij dhe të qeverisë kosovare.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!, shkruan Hoti.

Screenshot_5.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098018646240234
array(1) { ["section"]=> string(82) "hoti-mesazh-ngushellimi-per-familjen-rama-qofte-i-perjetshem-kujtimi-per-te-215725" }