Hoti takim me komisioneri Varhelyi në Bruksel: Liberalizimi i vizave nevojë urgjente

Publikuar tek: rajon, më 17:09 15-07-2020 Hoti takim me komisioneri Varhelyi në Bruksel: Liberalizimi i vizave nevojë urgjente

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ndodhet në Bruksel ku ka takuar Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Tema kryesore në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu me Serbinë.

“Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Kryeministri Hoti ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Hoti.

Kujtojmë që kryeministri Hotin ndodhet në Bruksel, pasi nesër do të ketë një takim të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021152973175049
array(1) { ["section"]=> string(90) "hoti-takim-me-komisioneri-varhelyi-ne-bruksel-liberalizimi-i-vizave-nevoje-urgjente-213924" }