Hoti tregon premtimin që i dha Basha në takim: U zotua se do të heqë taksën në rrugën e Kombit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 03-07-2020 Hoti tregon premtimin që i dha Basha në takim: U zotua se do të heqë taksën në rrugën e Kombit Hoti-Basha

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Hoti është shprehur se gjatë takimit me Bashën kanë folur për sfidat në luftën me pandeminë, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ai është shprehur se ndër të tjera kanë biseduar edhe për situatën e re të krijuar në Kosovë.

“Jam i nderuar që së bashku me kolegët e mi të gabinetit të vizitojmë PD dhe kryetarin Basha, diskutuam për sfidat e qeverisë për përballjen me pasojat dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Këto situata ti përballojmë me maturitetin shtetëror. Kosova ka kaluar shumë procese duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike,” është shprehur Hoti.

Kryeministri i Kosovës është pyetur nga gazetarët nëse do të hiqet taksa për rrugën e Kombit.

Ai konfirmoi se taksa ka qenë një nga temat e diskutuara, dhe se kishte marrë zotimin e Bashës se do të hiqej.

“Kemi ndarë të gjitha shqetësimet që duhet t'i adresojmë si dy shtete për rrugën e Kombit dhe kam zotimin e Bashës se ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093479156494141
array(1) { ["section"]=> string(100) "hoti-tregon-premtimin-qe-i-dha-basha-ne-takim-u-zotua-se-do-te-heqe-taksen-ne-rrugen-e-kombit-212719" }