Hoxha i njohur shkon në spital me simptoma të rënda të koronavirusit, nuk i bëjnë testin

Publikuar tek: rajon, më 18:39 09-08-2020 Hoxha i njohur shkon në spital me simptoma të rënda të koronavirusit, nuk i bëjnë testin

Hoxha i njohur nga Peja, Drilon Gashi dyshon se është prekur nga koronavirusi, dhe thotë se ka simptoma të rënda.

Ai shkruan në rrjetet sociale se ka shkuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nuk i është bërë testi, me arsyetimin se nuk ka teste.

“E vizitova sot në mëngjes në orën 2 e 30 min. Emergjencën e QKUK-së. Të gjitha simptomat e rënda të gripit i kisha, por testin për Covid në repartin e Pulmologjisë -edhe përkundër insistimit tim- nuk më udhëzuan ta bëj, me pretekstin që “nuk kemi teste”!

Megjithëkëtë, pas marrjes se terapisë po ndjehem pak më mirë.

Tani jam i izoluar në shtëpi si çdo herë dhe shpresoj të Zoti që të shërohem sa më shpejtë”, shkruan ai në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099952220916748
array(1) { ["section"]=> string(94) "hoxha-i-njohur-shkon-ne-spital-me-simptoma-te-renda-te-koronavirusit-nuk-i-bejne-testin-216605" }