Hoxha: U grabitën mbi 1 milion euro, po transportoheshin edhe arka, ja çfarë kishin brenda

Publikuar tek: aktualitet, më 17:37 09-02-2017 Hoxha: U grabitën mbi 1 milion euro, po transportoheshin edhe arka, ja çfarë kishin brenda

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ka qenë në vendngjarjen e grabitjes së dy automjeteve në rrugën e Rinasit, përpara se të mbërrinin hetuesit e policisë.

Hoxha tha për “News24” se në transportime të tilla lëvizen më shumë se 1 milion eruo ndërsa në njërën prej makinave ka patur edhe disa arka me numra, brenda së cilave mund të ketë patur monedha ari apo bizhuteri të shtrenjta.

Hoxha:

Bëhet fjalë për vlera të mëdha monetare, shifra 100 mijë euro është shumë e vogël. Këto ngarkesa e kalojnë gjithnjë mbi 1 milion euro. Janë kursime të shqiptarëve që depozitohen jashtë shtetit.

Dyshimet janë që pjesa dërmuese e parave ka qenë të makina e parë. Në makinën e parë ka patur vetëm dy punonjës, në të dytën kanë qenë tre.

Në makinë kanë gjetur disa akra të bankave, ato ishin të hapura. Ato nuk ishin arka që i përdor policia private. Se çfarë kanë patur brenda mund të kenë qenë monedha ari, por edhe bizhuteri. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza e rëndë: Milionat i ka vjedhur policia, ja dëshmia
“Patrulla ka qenë në vendngjarje, ja pse nuk ka ndërhyrë” »
Article Logic
Execution time: 0.011178970336914
array(1) { ["section"]=> string(93) "hoxha-u-grabiten-mbi-1-milion-euro-po-transportoheshin-edhe-arka-ja-cfare-kishin-brenda-68237" }