Hoxhaj flet për disa vende europiane me peshë të madhe që do njohin Kosovën, cilat janë ato?

Publikuar tek: rajon, më 20:02 26-11-2016 Hoxhaj flet për disa vende europiane me peshë të madhe që do njohin Kosovën, cilat janë ato?

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj gjatë një interviste për “DW” ka thënë se disa shtete të rëndësishme europiane, por jo pjesë e Bashkimit Europian, do të njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka deklaruar këto vende kanë peshë të madhe dhe kjo do të ketë efekt pozitiv në procesin e njohjeve.

“Kjo çështje i takon tani historisë. Por besoj se së shpejti do të ketë njohje të disa vendeve të rëndësishme evropiane jashtë BE-së dhe ato vende kanë një peshë të madhe. Do të ketë lajme interesante gjatë këtyre javëve të ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.

Por në fakt, shtete europiane me peshë të madhe dhe që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian është vështirë të gjesh.

Ukraina, Bjellorusia, Moldavia, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Armenia dhe Azerbajxhani janë shtetet e vetme në Europë që nuk janë pjesë e BE-së dhe që nuk e njohin Kosovën. Njohja nga cilido nga këto shtete është pozitiv, por asnjë prej tyre nuk mund të konsiderohet me peshë të madhe siç tregon Hoxhaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Dialogu me Serbinë nuk ka kuptim pa njohjen e shtetit të Kosovës"
Festat e 28-29 nëntorit, manastiri maqedonas mbulohet me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” »
Article Logic
Execution time: 0.011547088623047
array(1) { ["section"]=> string(96) "hoxhaj-flet-per-disa-vende-europiane-me-peshe-te-madhe-qe-do-njohin-kosoven-cilat-jane-ato-60799" }