Huawei padit qeverinë amerikane

Publikuar tek: bota, më 08:52 05-12-2019 Huawei padit qeverinë amerikane

Huawei planifikon të padisë qeverinë amerikane pas përpjekeve të saj të fundit për të renditur kompaninë në listën e zezë në tregun amerikan.

Huawei është në qendër të një beteje mes SHBA-së dhe Kinës për të ardhmen e internetit.

Kompania është prodhuesi numër 1 i pajisjeve telekomit në të gjithë botën, por përballet me një sfidë nga qeveria amerikane, e cila e konsideron një rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve me qeverinë kineze.

Administrata e Trump në maj njoftoi se po e vendos Huawei në listën e zezë.

Huawei thotë se frika e SHBA mbi sigurinë është e pabazuar dhe zyrtarët amerikanë nuk kanë siguruar dëshmi se pajisjet Huaëei përdoren për spiunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028065919876099
array(1) { ["section"]=> string(38) "huawei-padit-qeverine-amerikane-188463" }