Petrit Disha banues në Çermë të Lushnjës, tregon se në vitin 2007 i ka ndodhur një fatkeqësi. Pasi ra në kabinën e tensionit të lartë humbi dy krahët. Petriti rrëfen se prej 10 vjetësh trajtohet me KEMP, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk i japin kujdestarinë. Bashkëshortja, Hajrie Disha thotë se ka lënë punën dhe i shërben bashkëshortit.
Emisioni “STOP” u interesua në KMCAPin e Lushnjës dhe kreu Fatmir Muça u përgjigj se Petriti e ka fituar edhe kujdestarinë. Por sipas tij, ligji është jo human, pasi njeh vetëm 7 ose 10 mijë lekë të vjetra për përkujdesjen. “Unë quhem Petrit Disha dhe jam nga fshati Çermë i Lushnjës.
Në vitin 2007 më ndodhi fatkeqësia. Mu fikën dritat, shkova në kabinë për t’i rregulluar, por rashë në kontakt me korentin dhe më zuri të dyja krahët.
“Po, me një pension koperative, me vlerë 80 mijë lekë të vjetra. Më ndihmojnë nga komuna dhe me 40 mijë lekë të vjetra. 20 mijë lekë. U detyrova të largoja djalin nga shkolla. S’kishim mundësi ekonomike që gruaja të rrinte pranë meje. Tani kërkoj të më ndihmojnë, në këtë gjendje nuk jetoj dot.” Bashkëshortja e tij, Hajria thotë se Petriti nuk merr pension për kujdestarinë sepse ai ka nevojë për një njeri që ta ndihmojë për çdo lloj kërkese që mund të ketë.
“I drejtohem KEMP it të Lushnjës dhe shtetit që të më ndihmojnë!”
Gazetarët e emisionit “STOP”, së bashku me Hajrien i drejtohen KMCAPit të Lushnjës, ku bisedojnë me kreun e tij, Fatmir Muçën.