Humb gjurmët gjatë rrugës për në Antarktidë avioni ushtarak, 38 të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 10:43 10-12-2019 Humb gjurmët gjatë rrugës për në Antarktidë avioni ushtarak, 38 të zhdukur Avioni i cili rezulton i zhdukur

Një avion ushtarak në Kili me 38 persona në bord është zhdukur rrugës për në Antarktidë, dhe nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Forca ajrore e Kilit raporton se, avioni i identifkuar si Hercules C130 u ngrit nga Punta Arenas në 16:55 me orën lokale (19:55 GMT), dhe operatorët humbën kontaktin shpejt pas orës 18:00 (21:00).

Sipas BBC, të humbur rezultojnë 17 persona në ekuipazh dhe 21 pasagjerë.

38 personat po udhëtonin për të siguruar mbështetje logjistike për një bazë ushtarake në ishullin King George të Antarktidës.

Ndërkohë autoritetet vendase po punojnë në një operacion kërkim-shpëtimi por ende nuk ka asnjë gjurmë.

Forca ajrore ' po vazhdon kërkimin në sektorin ku humbi komunikimi me avionët, në mënyrë që të shpëtojë të mbijetuarit e mundshëm', raportojnë mediat e huaja.

Ndërsa gjenerali i Forcave Ajrore, Eduardo Mosqueira deklatroi se aeroplani nuk ka aktivizuar  asnjë sinjal shqetësimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me armë zjarri në një spital në Çeki, 6 të vrarë, disa të plagosur
Demokratët shpallin akuzat për shkarkimin e presidentit Trump »
Article Logic
Execution time: 0.0064530372619629
array(1) { ["section"]=> string(80) "humb-gjurmet-gjate-rruges-per-ne-antarktide-avioni-ushtarak-38-te-zhdukur-188949" }