Humb jetën 18 vjeçari shqiptar në Gjermani, plagosen rëndë familjarët

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 18-11-2019 Humb jetën 18 vjeçari shqiptar në Gjermani, plagosen rëndë familjarët

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, në Waldburg, në Gjermani si pasojë e një aksidenti me makinë.

Viktima me iniciale B.R., në momentin e aksidentit humbi përqëndrimin dhe u përplas me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë 18 vjeçari shqiptar, drejtues i mjetit dhe mbetën të plagosur rëndë anëtarët e tjerë të familjes, të cilët u transportuan menjëherë në spital.

Sipas mediave gjermane, në makinë më viktimën po udhëtonin edhe 4 persona të tjerë, 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tjerë të familjes, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087459087371826
array(1) { ["section"]=> string(75) "humb-jeten-18-vjecari-shqiptar-ne-gjermani-plagosen-rende-familjaret-186310" }