Ditën e sotme një 38 vjeçare ka humbur jetën në Tiranë për shkak se është hedhur nga kati i katërt i banesës.
Mësohet se gruaja me iniciale E.K është hedhur nga banesa ku jetonte në rrugën “Bajo Topulli” pranë kryegjykatës së Tiranës.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që e çuan 38 vjeçaren të hidhej dhe t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë por policia bën me dije se hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.
Mësohet se pasi është hedhur nga ndërtesa, menjëherë është dërguar në spital por aty ka humbur jetën disa minuta më vonë.