Humb jetën 8 vjeçarja në Vlorë, i ra muri sipër

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 19-10-2015 Humb jetën 8 vjeçarja në Vlorë, i ra muri sipër

E.D 8 vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi u godit nga një mur ndarës midis banesave.

“Njoftohemi nga Spitali Rajonal se në ambientet e tyre ka shkuar një fëmijë në gjëndje të rëndë shëndetësore”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Sipas policisë është konstatuar sef i seksit femër, me iniciale E.D., 8 vjeç, banuese në lagjen "Hajro Çakërri", duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese pranë shtëpisë së saj, është goditur nga një murë ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj duke bërë që shtetasja e mitur të mos i mbijetojë goditjeve të marra.

Policia po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave në lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbrëmjen e sotme, qielli i Shkodrës ndriçohet nga fishekzjarret, fillojnë festimet e 25 vjetorit të lirisë së besimit
“Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri” – Sot lumturimi i Nënë Terezës »
Article Logic
Execution time: 0.012656927108765
array(1) { ["section"]=> string(52) "humb-jeten-8-vjecarja-ne-vlore-i-ra-muri-siper-23445" }