Një pushues 23 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Potamitë në Himarë pasi dyshohet se ka pësuar infarkt.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur. Ai ka qenë në plazh në momentin ku dyshohet se ka pësuar infarktin që i ka marë jetën. Por dëshmitarët shprehen se pavarësisht njoftimit, ambulanca nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes.