Humb jetën nga koronavirusi edhe ish-ministri francez Patrick Devedijan

Publikuar tek: bota, më 12:47 29-03-2020 Humb jetën nga koronavirusi edhe ish-ministri francez Patrick Devedijan Patrick Devedijan

Ish-ministri francez Patrick Devedijan ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar, ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse ai vuante nga sëmundje të tjera.

“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.

Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail”.

Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.

Devedjian vjen nga një familje që i kishte shpëtuar genocidit armen, pas vrasjeve masive dhe dëbimit të 1.5 milion armenëve etnikë të kryer nga qeveria otomane në Turqi midis 1914 dhe 1924.

Ndër punët e tija më të larta ministrore ishte si shefi i Planit të Rimëkëmbjes pas rrëzimit global financiar të vitit 2008.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010103940963745
array(1) { ["section"]=> string(78) "humb-jeten-nga-koronavirusi-edhe-ish-ministri-francez-patrick-devedijan-200518" }