Humb jetën nga koronavirusi zyrtari i LSI, reagon Meta: Hekurani e largoi virusin nga trupi, por nuk i mundi pasojat që i la Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 16:50 01-10-2020 Humb jetën nga koronavirusi zyrtari i LSI, reagon Meta: Hekurani e largoi virusin nga trupi, por nuk i mundi pasojat që i la Covid-19 Hekuran Doko

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19, Hekuran Doko, ish-zyrtar i LSI-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit Meta.

Kreu i Shtetit ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale për mikun e tij nga Berati, teksa thotë se edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Meta thotë se Hekurani kurrë nuk kërkoi të përfitojë nga miqësia e tyre, duke e përshkruar si një njeri me vlera dhe integritet.

Screenshot_5.jpg

Shënimi i Metës

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

120611705_3402033863176196_592630230626168382_n.jpg

Hekuran Doko nga Çorovoda e Beratit ka jetuar në Fier. Ishte i martuar dhe me fëmijë. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës si dhe ka kryer shkollim në Shkollën e Lartë Ushtarake, si dhe ka punuar pranë partisë LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011656045913696
array(1) { ["section"]=> string(137) "humb-jeten-nga-koronavirusi-zyrtari-i-lsi-reagon-meta-hekurani-e-largoi-virusin-nga-trupi-por-nuk-i-mundi-pasojat-qe-i-la-covid-19-222357" }