Një ngjarje e rëndë është shënuar në Voskopojë ku një 33-vjeçar ka ndërruar jetë teksa rregullonte linjën e korentit.
Elton Tilka ka qenë duke punuar për të rregulluar linjën e energjisë elektrike, por e ka zënë korenti duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 33-vjeçari ka qenë punonjës i kabllorit. Nuk dihet ende se cili ka qenë defekti i linjës që ka shkaktuar vdekjen e tij.