Humb jetën shoferi i betonieres, e zë korrenti

Publikuar tek: aktualitet, më 18:34 18-06-2017 Humb jetën shoferi i betonieres, e zë korrenti

Një shofer betoniere ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar në një banesë. Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në Kodër Kamëz rreth orës 17:30 të pasdites së sotme.

“Në banesën e shtetasit K. T., ka gjetur vdekjen shtetasi B. Gj., rreth 35 vjeç, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Nga hetimet paraprake shtetasi B. Gj. ishte shofer i një betoniereje dhe duke bërë manovrime me mjetin betonjere për të kryer hedhjen e betonit në banesën në të cilën po punonin, dyshohet se nga një manovrim i gabuar ka rënë në kontakt me një kabëll korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066561698913574
array(1) { ["section"]=> string(51) "humb-jeten-shoferi-i-betonieres-e-ze-korrenti-82934" }