Humb jetën tragjikisht 55-vjeçari në Pukë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 21-08-2017 Humb jetën tragjikisht 55-vjeçari në Pukë

Policia e Pukës bën me dije se ditën e sotme rreth orës 12:45 kanë marrë një telefonatë se në vendin e quajtur ish-rezervat e shtetit në Njësinë Administrative Rrapë, Pukë, një 55 vjeçar ka humbur jetën.

Ndonëse rrethanat e ngjarjes nuk janë ende shumë të qarta, policia bën me dije se në Rrapë është këputur një kabull i tensionit të lartë, duke shkaktuar një vatër zjarri. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U rrëmbejnë eurot dhe celularin, dy turistët nga Austria i drejtohen policisë shqiptare
Arben Frroku nuk tërhiqet, avokatët: Çështja në Gjykatën e Lartë, janë shkelur të drejtat kushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.011037111282349
array(1) { ["section"]=> string(47) "humb-jeten-tragjikisht-55-vjecari-ne-puke-89732" }