Një 28-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. I arrestuari është Arland Muraçi, 28 vjeç banues në Librazhd.
Policia sqaron se 28-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel Corsa” pa leje drejtimi, në aksin rrugor Elbasan –Librazhd në vendin e quajtur “Ura e Murrashit” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit pa dëshmi" .