Humbën tragjikisht jetën në zjarr, Bashkia e Durrësit ndihmon familjen e trinjakëve. Kjo është shuma

Publikuar tek: aktualitet, më 20:58 08-11-2017 Humbën tragjikisht jetën në zjarr, Bashkia e Durrësit ndihmon familjen e trinjakëve. Kjo është shuma

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak në Durrës është marrë vendimi për ndihmë ekonomike ndaj familjes Konçi e prekur nga tragjedia e 20 shtatorit ku një zjarr në banesë i mori jetën 3 trinjakëve.

1.500.000 lekë të reja do t’i dhurohen prindërve të Arturit, Valerios dhe Alesio Konçit.

Zjarrin në banesë në fshatin Romanat ra rreth orës 17:30. Fatkeqësisht, brenda në banesë ishin vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët prindërit nuk ndodheshin aty. Babai nuk ka qenë në banesë, po ashtu edhe nëna e cila ishte larguar për të marrë nga shkolla dy fëmijët më të rritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019603967666626
array(1) { ["section"]=> string(104) "humben-tragjikisht-jeten-ne-zjarr-bashkia-e-durresit-ndihmon-familjen-e-trinjakeve-kjo-eshte-shuma-98858" }