Një vajzë 9- vjeçare fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj fundjave në lagjen “Vreshtas” të komunës Shushicë ku 9- vjeçarja me iniciale M.C., aksidentalisht ka shkelur përcjellësin e pompës elektrike të pusit që kishin në oborrin e shtëpisë familjarët.
Motra e saj më e vogël ka tentuar ta ndihmojë 9-vjeçaren, por ka qenë e pamundur. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë dëgjuar ulërimat e motrës më të vogël të cilët kanë dalë në oborr, por që fatkeqësisht 9 – vjeçarja kishte rënë e vdekur në vend.
Policia në vendin e ngjarjes e cilëson atë si aksidentale, ku sipas Policisë, e mitura ka rënë në kontakt me korentin duke gjetur edhe vdekjen.