Humbi 3 fëmijët dhe të shoqin në aksidentin e Velipojës, Evisa Preka mëson të vërtetën e kobshme

Publikuar tek: barometri, më 08:20 26-02-2018 Humbi 3 fëmijët dhe të shoqin në aksidentin e Velipojës, Evisa Preka mëson të vërtetën e kobshme

Një javë pas aksidentit tragjik që preku zemrat e shqiptarëve Evisa Preka, e vetmja e mbijetuar e kësaj ngjarje ka mësuar më në fund lajmin e kobshëm.

Lajmi se 3 fëmijët e saj të vegjël, dy vajzat 10 dhe 5 vjeçe dhe djali 9-muajsh nuk jetojnë më bashkë me bashkëshortin e saj, Edmond Preka, e ka mësuar natën e mbrëmshëm, duke shënuar kështu edhe natën më të trishtë të jetës së saj.

Sapo mësoi mbi tragjedinë, Evisa 34-vjeçare ka shpërthyer në lot e ulërima, duke kaluar në një gjendje të rëndë psikologjike.

Në këto kushte, mjekët i janë gjendur menjëherë pranë dhe i kanë shtuar dozën e qetësuesëve për ta mbajtur nën kontroll.

Aksidenti ndodhi të dielën që kaloi në aksin Shkodër –Velipojë. Edmond Preka ndërroi jetë në vend bashkë me vajzën 5-vjeçare Ajsel dhe foshnjen 9-muajsh, ndërsa Noemi dy ditë më vonë, pasi zemra i pushoi teksa ishte në gjendje kome.

Që prej asaj ditë Evisa Preka vazhdon të qëndrojë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se sa i takon plagëve të marra ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12543106079102
array(1) { ["section"]=> string(102) "humbi-3-femijet-dhe-te-shoqin-ne-aksidentin-e-velipojes-evisa-preka-meson-te-verteten-e-kobshme-111477" }