Reperja e njohur Loredana Zefi sot dha lajmin e hidhur. Këngëtarja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, babain.
"Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra", shkruante ajo në një postim.
Ndërkohë, këngëtarja e ka kujtuar sërsish të atin ndërsa ka publikuar një foto të vjetër, ku shfaqet e vogël.
“Është dita e babait dhe ti je larg, mirëpo thellë në zemrën time”, ka shkruar Loredana pranë fotos së postuar.