Humbi babain nga Covid-19, Buzhala flet pas 3 javësh i infektuar: Besoj jam shëruar se s'kam shenja, më ka mbetur veç dhimbja dhe malli

Publikuar tek: rajon, më 20:12 13-07-2020 Humbi babain nga Covid-19, Buzhala flet pas 3 javësh i infektuar: Besoj jam shëruar se s'kam shenja, më ka mbetur veç dhimbja dhe malli Berat Buzhala me të atin

Gazetari i njohur shqiptar nga Kosova, Berat Buzhala, raporton thuajse çdo ditë gjendjen e tij dhe të familjarëve, pasi para pak javësh të gjithë si familje u prekën nga Covid-19.

Tashmë prej 3 javësh i infektuar, Buzhala thotë se s'ka shenja dhe ndihet mirë, kështu që nuk mendon të bëj tamponin tjetër. Ai beson se është shëruar, por dhimbja dhe malli për babanë i ka mbetur ende.

Gazetari i njohur lajmëron se shumë shpejt do i rikthehet jetës normale, dhe shprehet mirëkuptues nëse ka persona që duan të mbajnë distancën me të.

Statusi i plotë i Buzhalës

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre - kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.

Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury shoë must go on.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010169982910156
array(1) { ["section"]=> string(139) "humbi-babain-nga-covid-19-buzhala-flet-pas-3-javesh-i-infektuar-besoj-jam-sheruar-se-s-kam-shenja-me-ka-mbetur-vec-dhimbja-dhe-malli-213745" }