Humbi garën për kryeministër, ja si e përdorte Enver Hoxhën në fushatë laburisti britanik (SKANDALI)

Publikuar tek: bota, më 15:05 14-12-2019 Humbi garën për kryeministër, ja si e përdorte Enver Hoxhën në fushatë laburisti britanik (SKANDALI)

Humbja e thellë që ka pësuar në zgjedhjet e fundit partia Laburiste në Britaninë e Madhe ka rikthyer edhe një herë në vendmendje skandalet e kryetarit të saj Jeremy Corbyn.

Kreu i laburistëve ka pohuar dje se nuk do të garojë më në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e partisë, por tërheqja e tij nga gara nuk e ka ndihmuar për të mos rikthyer në vëmendje fushatën zgjedhore të vitit 2015, kur Corbyn u drejtohej mbështetësve të tij me slogane të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, duke shkaktuar skandal.

Prestigjozja britanike ‘The Telegraph’ ka publikuar një artikull satirik, duke i pyetur lexuesit nëse mund ta gjenin kush e kishte thënë shprehjen se ‘ky vit do të jetë më i ashpër se vitin e kaluar’, Hoxha apo Jeremy Corbyn.

‘Ne thjesht po krahasojmë retorikën e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili fajësohet për torturat, vrasje dhe burgosjet e rreth 100,000 shqiptarëve, ndërsa zoti Corbyn është një drejtues i një partie të zgjedhur në mënyrë demokratike që duket se mendon se është një ide e mirë për të citojë diktatorë vrastarë në festat e Krishtlindjesh’, shkruan ‘The Telegraph’.

Burimet nga partia Laburiste janë përpjekur ta cilësojnë citimin e diktatorit si një ‘humor’, por mediat britanike shkruajnë se të paktë ishin zyrtarët e partisë që kanë qeshur. ‘Me siguri Corbyn nuk kishte ndërmend t’i bënte britanikët të mendonin se ai mbështeste politikanët komuniste apo të ekstremistët e majtë’, shkruan ish-këshilltari i kësaj partie John McTernan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029492855072021
array(1) { ["section"]=> string(104) "humbi-garen-per-kryeminister-ja-si-e-perdorte-enver-hoxhen-ne-fushate-laburisti-britanik-skandali-189395" }