Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja/ Përlotet babai i Diena Meçaj: Të kisha ikur edhe unë, tani e vetmja gjë që dua nga Rama…

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 12-12-2019 Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja/ Përlotet babai i Diena Meçaj: Të kisha ikur edhe unë, tani e vetmja gjë që dua nga Rama…

Teksa ka vizituar shtëpinë e oficerit të policisë, Ajet Meçja, për ta ngushëlluar për tre humbjet e mëdha të tij nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, ky i fundit ka kërkuar kryeministrit Edi Rama një dëshirë të veçantë.

Meçja është shprehur se do të donte t’i jepej pensioni edhe kur të shkojë për jetuar në Itali tek familja e djalit.

Me lot në sy ka rrëfyer të gjithë historinë se si humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja.

Ndërkohë që e dëgjonte Rama e ka miratuar këtë kërkesë.

Ajet Meçja: Nëse mundet që unë ta ndaja kohën time mes fëmijëve në Itali dhe këtu. Dua të më mundësohet ai lloj pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore.

Rama: Hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit, kështu që do të bëhet çfarë të duash ti. Ke humbur edhe bashkëshorten, edhe vajzën, edhe mbesën. O Zot. Po ishit bashkë?

Meçja: Po, ishim bashkë. Unë fjeta në një dhomë të vogël në ballkon, dy vajzat te dhoma jonë, ndërsa gruaja në dhomën tjetër. Te tërmeti i madh i dëgjova që ulërinin shumë, sidomos mbesa, por unë nuk pata mundësi të dilja se m’u bllokua dera. Edhe mbi mua radhë inerte boll, dola zvarrë dhe pashë vetëm komshinjtë jashtë, pallati ishte bërë grumbull. Pastaj mblodha mendjen, ku janë fëmijët. U futa dhe dëgjoja mbesën, që thërriste “gjyshi” dhe Djenën që thoshte “më shpëtoni, ku është mami”, por gruan e kishte goditur të parën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Fiskalizimi', Haxhi: Kërkoj serverin e mesëm nga vetë kompanitë! KUNDËRSHTON Ahmetaj: Sistemin nuk mund ta marrë privati
Skënder Minxhozi del në krah të Arbër Hajdarit: Djalë me veti të vyera (TREGON HISTORINË E PARA 2 VITEVE) »
Article Logic
Execution time: 0.01141881942749
array(1) { ["section"]=> string(134) "humbi-gruan-vajzen-dhe-mbesen-nen-rrenoja-perlotet-babai-i-diena-mecaj-te-kisha-ikur-edhe-une-tani-e-vetmja-gje-qe-dua-nga-rama-189180" }