Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për lajmin tragjik që mësuam mbrëmjen e djeshme, ku në rrethana të paqarta humbi jetën ushtaraku, Major Xhevahir Jazaj në Afganistan.
Peleshi i shpreh familjes Jazaj dhe gjithë të afërmve ngushellimet e sinqerta për këtë humbje të madhe, teksa pati sot një komunikim me kontingjentin shqiptar që shërben në Herat dhe Kabul.
Ministri i Mbrojtjes thekson se ushtarakët e Shqipërisë janë krenaria jonë, dhe se mendjen dhe zemrat e shqiptarëve shkojnë për të ndjerin Xhevahir Jazaj.