Humbi jetën në minierë, flet gruaja e Rruzhdi Rushitit: Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 29-10-2020 Humbi jetën në minierë, flet gruaja e Rruzhdi Rushitit: Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti

Tre persona u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në minierën “Balgjaj” më Selishtë të Dibrës.

Si pasojë e helmimit nga gazi nënotkësor, humbën jetën inxhinieri Ismail Hoxha dhe dy minatorët Ruzhdi Rushiti e Fatos Çesku.

Gruaja e Rruzhdi Rushitit ka treguar për "ABC Neës", se bashkëshorti i saj kishte vetëm 3 javë që punonte në minierë.

 “Kishte tre javë që punonte te miniera. Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti. Më përpara ka pas mbledhur bimë medicinave në mal. Kishte tre javë që punonte në minierë” tha ajo.

Ndërkohë një fqinj i viktimave ka treguar se familjet e minatorëve ndodhen në një gjendje të mjerueshme ekonomike.

 “Jetesa e tyre është në fund të fundit. Ruzhdiu ka qenë duke mbledhur bimë në male gjithë verës për të mbajtur fëmijët me bukë, tani filloi punë atje, kalamajtë i la jetimë. Ka tre fëmijë. Edhe Fatosin e njoh, ai ka një djalë 19-vjeç, një vajzë të martuar edhe ai si Ruzhdiu”,- tha fqinji.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pyesin për eksperiencën me Covid-19, habit vajza e Xhevdet Ferrit: Në janar humba babain nga simptoma të ngjashme
Deputetët që mposhtën koronavirusin rrëfejnë në Parlament çastet e vështira: Më shumë mendoja vdekjen se sa shpëtimin... (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012253046035767
array(1) { ["section"]=> string(107) "humbi-jeten-ne-miniere-flet-gruaja-e-rruzhdi-rushitit-kam-tre-femije-jetime-kerkoj-ndihme-nga-shteti-225684" }