Humbi jetën nga shembja e Kavalishencës, policët BE që veprojnë në Shqipëri mbledhin të ardhura për familjen e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 09-12-2019 Humbi jetën nga shembja e Kavalishencës, policët BE që veprojnë në Shqipëri mbledhin të ardhura për familjen e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj Kryekomisari i ndjere Bajram Hajdarmetaj, nderroi jete nga shembja e Kavalishences ne Durres

Punonjësit e Policisë që janë duke zhvilluar operacionin Frontex në Shqipëri janë solidarizuar me familjarët e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj, i cili humbi jetën në detyrë në Kavalishencën e Policisë në Durrës, që u shemb si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Më iniciativë të këshilltarit policor të Gjermanisë në Shqipëri Ralph Krüger, punonjësit e Policisë të vendeve të BE-së që janë pjesë e operacionit Frontex në Shqipëri janë solidarizuar dhe mblodhën një shumë parash, të cilat iu dorëzuan familjes së Bajram Hajdarmetaj, gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ka qenë vetë Kruger ai që i ka dorëzuar të ardhurat e mbledhura nga oficerët e Frontex familjarëve të kolegut të ndjerë shqiptar Bajram Hajdarmetaj.

Gjithashtu, Krüger i ka dorëzuar djalit të kryekomisarit një panoramë me fotot e të gjithë punonjësve të Frontex-it gjatë shërbimit në Shqipëri, të cilët janë solidarizuar dhe kanë kontribuar për të mbështetur familjen Hajdarmetaj.

Familjarët e kanë vlerësuar këtë gjest si shumë human dhe ngushëllues, jo për shumën e lekëve, por për vlerësimin dhe solidaritetin që ata treguan për ish-kolegun e tyre dhe familjarët e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026125192642212
array(1) { ["section"]=> string(149) "humbi-jeten-nga-shembja-e-kavalishences-policet-be-qe-veprojne-ne-shqiperi-mbledhin-te-ardhura-per-familjen-e-kryekomisarit-bajram-hajdarmetaj-188904" }