Humbi jetën skulptori i njohur nga Covid-19, reagon ministrja Margariti: Në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar, ishe në kulmin…

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 09-08-2020 Humbi jetën skulptori i njohur nga Covid-19, reagon ministrja Margariti: Në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar, ishe në kulmin…

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Margariti me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se kujtimi dhe veprat e tij do të mbeten gjithnjë mes nesh.

Lajmi i trishtë për ndarjen e tij nga jeta, është bërë me dije nga miku i tij Arbër Kadia, i cili shkruan se Bajo nuk ia doli të fitojë betejën me Covid.

Postimi i plotë:

Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty...

Një ditë kaq e trishtë sot!

Kemi një artist më pak..

Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh.... u nda prej nesh.

A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?

U prehsh në paqe!

Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014793872833252
array(1) { ["section"]=> string(139) "humbi-jeten-skulptori-i-njohur-nga-covid-19-reagon-ministrja-margariti-ne-studio-te-ka-mbetur-nje-pune-e-paperfunduar-ishe-ne-kulmin-216557" }