Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, 24-vjeçari përfundon në derën e gomisterisë (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:24 20-02-2020 Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, 24-vjeçari përfundon në derën e gomisterisë (Foto) Makina e aksidentuar

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar.

Burime nga policia thonë se bëhet fjalë për të riun Martin M., rreth 24 vjeç, i cili ishte duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

lance1.jpeg

Shoferi nuk ka arritur ta mbledhë makinën dhe ka përfunduar në derën e një gomisterie. 

Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 20.02.2020, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Voskop, shtetasi M. M., rreth 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Lancia", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016526937484741
array(1) { ["section"]=> string(114) "humbi-kontrollin-e-mjetit-dhe-doli-nga-rruga-kush-eshte-24-vjecari-qe-perfundoi-ne-deren-e-gomisterise-foto-195907" }