Humbi në zgjedhje, Kadri Veseli reagon në ditën e themelimit të PDK: Tani jemi lider të opozitës…

Publikuar tek: rajon, më 19:42 10-10-2019 Humbi në zgjedhje, Kadri Veseli reagon në ditën e themelimit të PDK: Tani jemi lider të opozitës… Kreu i PDK Kadri Veseli

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli reagon në 20 vjetorin e themelimit të kësaj partie për humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Veseli shkruan se PDK ka dhënë shumë kontribute për Kosovën, por tashmë 20 vjetori e gjen me një rol të ri, me atë të partisë më të madhe opozitare. “Ky 20 vjetor e gjen Partinë Demokratike në një rol të ri, si lidere opozitare”, shkruan Veseli, ndërsa thotë se pavarësisht se s’janë më në pushtet do të jenë sërish në shërbim të kombit dhe shtetit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, PDK doli në opozitë, ndërsa Vetëvendosje e Albin Kurtit mori qeverinë, të cilën “do ta ndajë” me LDK e Isa Mustafës.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 20 vjet të themelimit të saj, një rrugëtim ky i jashtëzakonshëm për vendin dhe për qytetarët tanë.

Si bartëse e proceseve më të rëndësishme në vend - lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës ka lënë shenjat e saj të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Si krijuese e projekteve të mëdha për vendin, e përkushtuar për ndryshime rrënjësore dhe me një energji shembullore, me njerëz të ndershëm që kanë dhënë kontribut aq shumë të çmuar, si dhe me shumë të reja e të rinj, Partia Demokratike e Kosovës ka transformuar Kosovën dhe veten, duke e bërë secilin të ndjehet krenar.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet garantuese e stabilitetit të shtetit të Kosovës dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

Ky 20 vjetor e gjen Partinë Demokratike në një rol të ri, si lidere opozitare, por gjithmonë në shërbim të kombit dhe shtetit.

Urime të gjitha strukturave, anëtarëve dhe mbështetësve, veçanërisht themeluesve, dhe falemnderit nga zemra për përkrahjen e dashurinë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashkë, do të ecim tutje, edhe më të fuqishëm!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023990869522095
array(1) { ["section"]=> string(101) "humbi-ne-zgjedhje-kadri-veseli-reagon-ne-diten-e-themelimit-te-pdk-tani-jemi-lider-te-opozites-181557" }