Humbi nënën dhe vëllain në TËRMETIN tragjik, vajza e mbijetuar: Se di si jetojnë përgjegjësit, i kanë duart e lyera me gjak

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 26-11-2020 Humbi nënën dhe vëllain në TËRMETIN tragjik, vajza e mbijetuar: Se di si jetojnë përgjegjësit, i kanë duart e lyera me gjak

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar familjen e Bujar Çukës, i cili në tërmetin e 26 nëntorit të 2019 humbi djalin dhe bashkëshorten.

Familja e Bujar Çukës ka jetuar në një nga pallatet e Thumanës që u goditën nga tërmeti i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit rezultoi fatal.

Megi Çuka, vajza e mbijetuar thotë se ende tani një vit pas tërmetit nuk është marrë asnjë masë, teksa thekson se përgjegjësia është e qeverisë, administratës së komunës Thumanë apo Bashkisë së Krujës.

Vajza është shprehur se nuk e di sesi jetojnë ata përgjegjës që i kanë duart e lyer me gjak, për vdekjen e 24 personave në Thumanë.

“Se di si jetojnë sot e kësaj dite ata njerëz që i kanë duart me gjak me 24 viktima në Thumanë. Edhe sot e kësaj dite nuk e besojmë se çfarë na ka ndodhur. Unë nuk jam e zonja të shkoj tek varrezat të shoh mamin dhe vëllain tim. Duke filluar që nga kryetari e qeveria duhet të kishin ardhur. Sot është bërë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe asnjë lloj mase nuk është marrë në lidhje me këtë tragjedi që na ndodhi. Vërtet kjo është një tragjedi që na erdhi nga natyra, por nuk duhet thënë vetëm kaq, sepse një peshë të madhe ashtu siç po e citoj dhe po e theksoj, e pati edhe pergjegjësia duke filluar që nga qeveria, kryetari i bashkisë edhe e gjithë administrata e komunës së Thumanës. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllanë tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 personat e tjerë të cilët humbën jetën,” tha Megi në të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një vit nga tërmeti tragjik i Nëntorit 2019, EMRAT e viktimave dhe familjet që shuan përgjithmonë (E PLOTË)
DETAJE nga operacioni antidogë: 30 kg heroinë ishin nisur nga Turqia, pazaret do bëheshin në Elbasan dhe e gjitha do përfundonte në Athinë »
Article Logic
Execution time: 0.010353088378906
array(1) { ["section"]=> string(127) "humbi-nenen-dhe-vellain-ne-termetin-tragjik-vajza-e-mbijetuar-se-di-si-jetojne-pergjegjesit-i-kane-duart-e-lyera-me-gjak-229195" }