Humbi për herë të dytë kandidati i Erdoganit, festë e çmendur në Stamboll për fitoren e Imamoglut (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 09:32 24-06-2019 Humbi për herë të dytë kandidati i Erdoganit, festë e çmendur në Stamboll për fitoren e Imamoglut (VIDEO)

Dje u mbajtën zgjedhjet lokale të përsëritura për bashkinë më të rëndësishme në Turqi, atë të Stambollit.

Këto zgjedhje u mbajtën për herë të dytë, për shkak se në herën e parë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, dërgoi ankesa në Këshillin e Suprem Zgjedhor, duke bërë që kërkesa e tij të realizohet. Mirëpo, kandidati i partisë së tij pësoi një humbje edhe më të rëndë herën e dytë.

Në herën e parë, kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, fitoi me diferencë prej 14.000 votash, në një qytet ku miliona kanë të drejtë vote. Ndërsa në herën e dytë, Imamoglu fitoi me një diferencë afër 800 mijë vota.

Pas këtij rezultati, presidenti Erdogan e pranoi humbjen dhe e uroi Imamoglun për zgjedhjen si kryetar i Stambollit.

Ndërsa publikimit të rezultatit, mbështetësit e Imamoglut dolën rrugëve të Stambollit për ta festuar fitoren e kandidatit të tyre, e siç duket pjesëmarrja është masive.  

Siç shihen nga pamjet rrugët e Stambollit janë mbushur nga mijëra simpatizantë, ndërsa nuk frenojnë gëzimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066454887390137
array(1) { ["section"]=> string(109) "humbi-per-here-te-dyte-kandidati-i-erdoganit-feste-e-cmendur-ne-stamboll-per-fitoren-e-imamoglut-video-169484" }