Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës në Norvegji, nisin hetimet

Publikuar tek: bota, më 10:53 16-01-2021 Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës në Norvegji, nisin hetimet

Norvegjia po rishikon këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vakinën anti-Covid-19.

Mediat e hujaja bëjnë m dije se ky vendim është marrë pasi 23 pacinetë kanë humbur jetën pas marrjes së vaksinës kundër koronavirusit.

"Kjo mund të jetë një rastësi, por ne nuk jemi të sigurt. Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës”, tha Steinar Madsen, drejtor mjekësor i Agjencisë për Produkte Medicinale Norvegjisht (Noma).

Agjencia ka hetuar 13 nga vdekjet deri më tani dhe arriti në përfundimin se reagimet e zakonshme anësore të vaksinave të ARN-së, të tilla si ethe, të përziera dhe diarre, mund të kenë kontribuar në rezultate fatale në disa prej pacientëve të dobët.

"Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj dhe jo të pazakontë me vaksinat, mund të përkeqësojnë sëmundjen themelore tek të moshuarit", tha Madsen.

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra.

Në një deklaratë, Pfizer tha, “Pfizer dhe BioNTech janë në dijeni të vdekjeve të raportuara pas administrimit të BNT162b2. Ne jemi duke punuar për të mbledhur të gjithë informacionin përkatës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse, pak ditë më parë ishte pushuar nga puna, nëna vret tre fëmijët dhe veten (FOTO)
I besuari i Angela Merkel, Armin Laschet udhëheqësi i ri i CDU »
Article Logic
Execution time: 0.011868000030518
array(1) { ["section"]=> string(97) "humbin-jeten-23-persona-pas-marrjes-se-dozes-se-pare-te-vaksines-ne-norvegji-nisin-hetimet-235218" }