Humbja 3 me 0 përballë PSG, Bayern shkarkon Ançelotin

Publikuar tek: sport, më 19:44 28-09-2017 Humbja 3 me 0 përballë PSG, Bayern shkarkon Ançelotin

Humbja mbrëmjen e shkuar 3 me 0 përballë PSG ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në shtëpinë e Bayern Munich.

Drejtuesit bavarez kanë marrë menjëherë një vendim duke shkarkuar në mënyrë të menjëhershme teknikun Karlo Ançeloti.

Skuadra përkohësisht do të drejtohet nga Vili Sanjol, që është dhe drejtori tekinik i bavarezëve.

“Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019,  Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, lexohet në shkrimin e  të përditshmes “Bild”.

Por mediat gjermane nuk përjashtojnë një rikthim të Klop në Gjermani, për të marrë drejtimin e Bayern. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074629783630371
array(1) { ["section"]=> string(58) "humbja-3-me-0-perballe-psg-bayern-shkarkon-ancelotin-94056" }