Humbja e parakohshme e Gjergj Xhuvanit, reagon Meta: Na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 14-08-2019 Humbja e parakohshme e Gjergj Xhuvanit, reagon Meta: Na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur, Gjergj Xhuvani.

Kreu i shtetit thekson mes të tjerash se ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

'Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë', shkruan Meta mes të tjerash.

Regjisori u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit 'Liqeni im'.

Mesazhi i plotë i Metës:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!

Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!

Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

I përjetshëm kujtimi i Tij!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070548057556152
array(1) { ["section"]=> string(111) "humbja-e-parakohshme-e-gjergj-xhuvanit-reagon-meta-na-la-pas-nje-trashegimi-te-jashtezakonshme-artistike-175325" }