Humbje e madhe në botën akademike, ndahet nga jeta profesori i njohur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:57 07-04-2018 Humbje e madhe në botën akademike, ndahet nga jeta profesori i njohur Profesor Mahir Hoti

Profesori i njohur shkodran Mahir Hoti është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Mësohet se profesor Hoti vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdekja e profesorit të njohur është një humbje e madhe për botën akademike shqiptare.

Profesor Hoti në vitin 2006 është renditur në 100 profesorët më të mirë në botë.

Emri i profesor, doktor Mahir Hotit u rendit në sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Biografive në Cambridge të Anglisë, përkrah shumë personaliteteve të tjera nga i gjithë globi, që kanë dhënë një kontribut të vyer në fushën e arsimit. Lajmi u bë publik nga drejtues të kësaj qendre prestigjioze.

Mahir Hoti lindi në një familje shkodrane, më 15 janar të vitit 1948. Në vitin 1970, ai kryen studimet në Universitetin e Tiranës, dega Histori-Gjeografi. Ndërsa në vitin 1999, fiton titullin “Profesor Doktor”.

Gjatë 35 viteve në arsim ka kryer të gjitha detyrat: Në 1971-1972, mësues në shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori”; në vitet 1972-1975, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër (sot Universiteti i Shkodrës). Më 1978-1982, kryeinspektor i Arsimit në rreth, më pas pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe që nga viti 2000, rektor i këtij institucioni.

Kontributi dhe prania e prof.dr Mahir Hotit do t’i mungojë botës akademike, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorëve. Ai ka lënë një kontribut të madhe me karrierën e tij për qytetin e Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj deklaron rrezikun nga jashtë, vjen paralajmërimi i BUJSHËM për sulme terroriste në TIRANË
4 vjeçarja gjeti vdekjen për shkak të flakëve, policia zbulon detaje të reja: E ëma punonte natën... »
Article Logic
Execution time: 0.011270999908447
array(1) { ["section"]=> string(75) "humbje-e-madhe-ne-boten-akademike-ndahet-nga-jeta-profesori-i-njohur-116068" }