Humbje e madhe për ekonominë shqiptare, prurjet e emigantëve ranë me 34% në tremujorin e dytë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:13 11-09-2020 Humbje e madhe për ekonominë shqiptare, prurjet e emigantëve ranë me 34% në tremujorin e dytë

Ndonëse në tremujorin e dytë pothuajse gjithë Europa ishte e mbyllur, shqiptarët që punojnë e jetojnë jashtë ia kanë dalë të dërgojnë 121 milionë euro tek të afërmit e tyre në Shqipëri, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave.

 

Gjithsesi, kjo shumë është 34% më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke reflektuar më shumë karantinën e fqinjit tonë Itali, ku ndodhen pjesa më e madhe e emigrantëve.

Për 6 mujorin, prurjet e emigrantëve ishin 273 milionë euro, me një rënie prej 18.5% me bazë vjetore. Ky është niveli më i ulët i remitancave që nga viti 2008, kur banka raporton të dhënat.

Elton Çollaku, CEO i Unionit Financiar Tiranë, agjent i transferimit të parave të Ëestern Union, për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, tha se muajt e parë të vitit kishin nisur me një tendencë mjaft pozitive. Por, në 10-ditëshin e fundit të muajit mars, krijimi i një situate kaotike paniku në vendet fqinje, si dhe mbyllja e menjëhershme e vendeve të punës, sidomos në Itali dha efekt të menjëhershëm në paratë që dërgoheshin në Shqipëri. Kjo tendencë ishte më e dukshme kryesisht nga Italia dhe Greqia, që janë dhe dy shtetet kryesore nga vijnë remitancat në Shqipëri.

Muaji prill dhe maj, tha ai, ishin shumë negative, sidomos nga Italia, që ishte shteti që u dëmtua më shumë nga pandemia, por edhe nga Greqia. Nga shtetet e tjera rënia ka qenë më e ulët. Ndërsa nga qershori, kur filloi hapja, situata u rikthye drejt normalitetit.

Çollaku thotë se tremujori i tretë ka rezultuar pozitiv, dhe tendenca ka qenë më lart se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Bllokimi i lëvizjës së lirë si rrjedhojë e kufizimit të udhëtimeve të njerzve si me rrugë tokësore ashtu dhe ajrore, të cilat shpesh perdoren nga emigrantët për dërgesat e remitancave nëpërmjet të afermëve e miqve, mund të ketë ndikuar në kalimin e një pjese të remitancave drejt kanaleve formale. Edhe rritja e numrit të të papunëve në vend (sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rreth 50 mijë persona dolën nga puna në 6 muajt e parë të vitit), ka qenë një faktor që ka nxitur emigrantët të ndihmojnë të afërmit e tyre në Shqipëri.

Që nga 2014-a, remitancat kishin hyrë në një cikël të ri rritës, pas rënies së tyre periudhën 2009-2013, duke reflektuar rigjallërimin e emigracionit në vend./ Marrë nga Monitor

Revista_Monitor_Emigrantet_Prurje_web-1024x585.jpg

Revista_Monitor_Emigrantet_Prurje_T_1_2_web-1024x585.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012027978897095
array(1) { ["section"]=> string(98) "humbje-e-madhe-per-ekonomine-shqiptare-prurjet-e-emiganteve-rane-me-34-ne-tremujorin-e-dyte-220037" }