Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, Nasi Bozheku. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga e bija e mjekut, Enida Bozheku.
“Me dhimbjen pafund, lotet pa mbarim, shpirtin copë, dashuria ime më e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot në orët e para të mengjesit nderroj jete. Me vullnet të tij do e nxjerrim nga shtepia - si amanet i fundit!
Për varrimin do të njoftoj pak më vone.
Qofsh i parajses o Ba. Te dua shumë!”, shkruan ajo plot dhimbje.
Mjeku do të përcillet për në banesën e fundit, nesër në orën 11:00.
Kush ishte Nasi Bozheku:
Nasi Bozheku ishte një nga mjekët neurolog më në zë, i cili i shërbeu për vite me radhë mjekësisë shqiptare.
Prof.Dr Nasi Bozheku u diplumua në vitin 1967 në fakultetin e Mjekësië në Tiranë. Ndërsa u specializua në Paris dhe Bukuresht në fushën e Neuro- Psikiatrisë.
Mjeku ishte specialist për sëmundjet si: Dhimbjet e kokës, migrena dhe llojet e saj, dhimjet e kokës pas traumave cerebrale, stresi nga shkaqe të ndryshme, neurozat anksioze, fobike, ideoopsesive e tjera, depresioni neurotik), hernia diskale lumbosakrale, herne diskale cerfikale, dhimbjet e mesit etj.
Postimi i së bijës: