Humor në mediat e huaja: “Askush nuk do? Ky shtet s’ka kandidatë për president"

Publikuar tek: aktualitet, më 19:33 20-04-2017 Humor në mediat e huaja: “Askush nuk do? Ky shtet s’ka kandidatë për president

Shpesh jemi mësuar të lexojmë tituj ‘peshkues të klikimeve’ në mediat shqiptare, si për shembull “Ky shtet e bën rrogën minimale 10 mijë euro” apo “Në këtë shtet java ka 6 ditë pushim”. Por këtë herë janë mediat e huaja që përdorin këtë metodë.

Të habitur nga fakti se në vendin tonë është djegur raundi i dytë për president, pa asnjë kandidaturë për postin e kreut të shtetit, mediat e huaja, duke cituar AFP, shkruajnë për ngërçin politik në Shqipëri, raporton Newsbomb.al.

“Askush nuk do? Ky shtet nuk zgjedh dot presidentin e ri se nuk ka kandidatë”, shkruan RT në vesrionin spanjoll.

Sot Parlamenti shqiptar dështoi të votonte kandidaturat për president për shkak se nuk ka ende të tilla. Mazhoranca e quan mungesën e kandidaturave si lëvizje për t'i dhënë kohë opozitës të bëhet pjesë e procesit për zgjedhjen e një presidenti gjithëpërfshirës dhe me konsensus. Tashmë kanë mbetur edhe tre raunde, por fati i zgjedhjes së presidentit të ri është ende i paqartë.

qewr2q3r3r3th.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 ton drogë në Përmet, Prokuroria: Tre biznesmenët dyshohen pronarë, dy nga Tirana një nga Tepelena
Shqiptarët që vidhnin shtëpitë e VIP-ave në Grqi, arrestohet 1, në kërkim 3 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.010653018951416
array(1) { ["section"]=> string(81) "humor-ne-mediat-e-huaja-askush-nuk-do-ky-shtet-s-ka-kandidate-per-president-75857" }