Humoristi shqiptar: Boll se na çatë tr*pin kush është fajtori. Jemi të gjithë nga pak!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:19 10-12-2015 Humoristi shqiptar: Boll se na çatë tr*pin kush është fajtori.  Jemi të gjithë nga pak!

Aktori dhe regjisori Gent Bejko nuk ka mundur të durojë dot më kundër një gjëje që po e bren përditë. Dhe cila është? Ndasia TË MAJTË-TË DJATHTË.

Ja si e sheh ai tendencën për të gjetur fajtorin në politikë për gjendjen ku ndodhet Shqipëria:

“Kam shumë miq TË MAJTË (ndoshta) e kam shumë miq TË DJATHTË (ndoshta) të cilët janë sulur në drejtim të "gjetjes së fajtorit për gjendjen e sotme të ATDHEUT".

Në ditën 8 Dhjetorit (Rinisë), me dashamirësi dua t'ju them: BOLL SE NA ÇATË TRAPIN me: Kush është FAJTORI!

Ne te gjithë jemi nga pak.

Nuk është duf apo mllef more miq. Por herë pas here duhet folur dhe nuk mendoj se jam karagjozi i radhës por njeri me ndërgjegje qytetare. Vitet e investuara në Shqipëri nuk i quaj të ikur dëm. Shumë prej jush mund të mendojnë se bëj shaka se hajt'mo 'comedian' por ndryshimi i Komedian nga palaçot apo 'humoristet' është I thjeshtë. Komedianët thonë gjithmonë diçka. 

Po te kishim lindur në brezin e atyre të Dhjetorit- imagjinoni si do ndiheshit sot”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034517049789429
array(1) { ["section"]=> string(89) "humoristi-shqiptar-boll-se-na-cate-tr-pin-kush-eshte-fajtori-jemi-te-gjithe-nga-pak-27433" }